Ambasadori i Shqipërisë pritet nga sekretari amerikan Blinken

Shqipëria

Ambasadori i Shqipërisë pritet nga sekretari amerikan Blinken

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 22:41
Foto nga takimi

Ambasadori i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ervin Bushati, është pritur nga sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken.

Bushati u shpreh krenar me deklarimin e Blinkenit se partneriteti i Shqipërisë ka qenë shumë i vyer për ShBA-në.

“Roli i qeverisë dhe Kryeministrit Rama në përballimin e sfidave ndërkombëtare flet qartë për partneritetin e ngushtë mes dy vendeve tona”, tha Bushati.

“Në emër të KM Rama e ftova Sekretarin e DASH në Shqipëri në 2024”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat