“Ishim në një dilemë” Kthupi: Ja pse nuk morën pjesë në seancën e heqjes së imunitetit të Berishës

Shqipëria

“Ishim në një dilemë” Kthupi: Ja pse nuk morën pjesë në seancën e heqjes së imunitetit të Berishës

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 22:12
Rezart Kthupi

Rezart Kthupi avokat u shpreh se për PD kërkesa e prokurorisë për Berishën është në përputhje me ligjin.

Kthupi: Ne mbajtëm një qëndrim zyrtar me z. Alibeaj. Në fund të ditës kishim edhe një raport të posaçëm me shkaqet juridike pse kërkesa e prokurorisë është në përputhje me ligjin dhe shpreh edhe arsyet pse PD është pro një kërkesë të tillë.

Çështja ishte nëse do të jepnim votën pro në kuvend. Këtu kemi pasur një dyzim dhe kishim 2 arsye pse nuk morëm pjesë. Rasti i Berishës krijon një standard me raportin që ka prokuroria me deputetët. Prokuroria do të ketë tagrin për të kufizuar imunitetin e deputetit.

Nëse do të ishim në seancë do të votonim edhe ne, ndërsa do ta krijonim bashkë me PS standardin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat