Rikthimi në Apel i çështjes së logos dhe vulës, PD: Peng i procedurave juridike, disa minojnë drejtësinë dhe të tjerë i tremben forcimit të opozitës

Shqipëria

Rikthimi në Apel i çështjes së logos dhe vulës, PD: Peng i procedurave juridike, disa minojnë drejtësinë dhe të tjerë i tremben forcimit të opozitës

Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 12:13
Foto ilustrim

Pasi Gjykata e Lartë ktheu në Apel për rishqyrtim çështjen e logos dhe vulës, vjen një reagim nga Partia Demokratike zyrtare.

Përmes një reagimi, PD akuzon se kjo çështje po mbahet peng i procedurave juridike.

“Vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë është një tjetër hap drejt vendosjes se drejtësisë së vonuar për çështjen e PD.

Partia Demokratike mbetet e bindur qe kjo çështje, peng i procedurave juridike do te gjeje zgjidhjen e duhur dhe ligjore pa vonesat e shkaktuara nga ata qe minojnë drejtësinë dhe te tjerët qe i tremben forcimit te opozitës.”, thuhet në reagimin e PD-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat