3 granata dore brenda makinës së tij, si u “surprizua” 41-vjeçari në Bilisht

Shqipëria

3 granata dore brenda makinës së tij, si u “surprizua” 41-vjeçari në Bilisht

Më: 6 janar 2024 Në ora: 16:10
Foto ilustrim

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Bilisht, ku një 41-vjeçar ka gjetur 3 granata dore brenda automjetit të tij.

Lajmin e bëri të ditur Policia përmes një njoftimi, ku thuhet se brenda makinës u gjet gjithashtu edhe një sasi lënde narkotike kanabissativa.

Nga ana e Policisë, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.

Njoftimi i Policisë:

-Më datë 05.01.2024, ka telefonuar në Polici shtetasi A. A., 41 vjeç, banues në Bilisht, i cili ka kallëzuar se në brendësi të automjetit të tij, ka konstatuar tre granata dore defensive pa ndezës dhe një sasi të vogël me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Nga ana e Policisë, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat