Temperaturat nën zero, Veliaj: Për çdo emergjencë apo nëse shihni persona të pastrehë, telefononi 112

Shqipëria

Temperaturat nën zero, Veliaj: Për çdo emergjencë apo nëse shihni persona të pastrehë, telefononi 112

Më: 12 janar 2024 Në ora: 23:29
Foto ilustrim

Në një kohë kur temperaturat kanë zbritur nën zero, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u bën thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm.

Për çdo rast emergjence apo persona në nevojë, Veliaj apelon për të telefonuar në numrin e emergjencës 112.

“Fundjava parashikohet me temperatura të ulëta, nën zero. Ju lutem, tregoni kujdes!

Për çdo emergjencë apo nëse shihni persona të pastrehë a në nevojë, telefononi 112 ose kontaktoni me Qendrat Sociale të Tiranës”, shkruan kryebashkiaku Veliaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat