Problemet nga moti i keq/ Reagon ministri Balla: Në krye të detyrës për garantimin e sigurisë

Shqipëria

Problemet nga moti i keq/ Reagon ministri Balla: Në krye të detyrës për garantimin e sigurisë

Më: 20 janar 2024 Në ora: 11:31
Foto ilustrim

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar nga reshjet në vend.

Në një postim në Facebook, Balla u shpreh se policia, ARRSH dhe njësitë e qeverisjes vendore janë në krye të detyrës për garantimin e sigurisë, pastrimin dhe mbajtjen hapur të rrugëve.

“Reshjet e shumta të dëborës po krijojnë vështirësi në qarkullimin rrugor në disa zona të vendit.

Policia e Shtetit Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe njësitë e qeverisjes vendore janë në krye të detyrës për garantimin e sigurisë, pastrimin dhe mbajtjen hapur të rrugëve”, shkruan Balla.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat