U arrestuan për përdhunimin e dy vajzave, Gjykata e Beratit liron dy të rinjtë! Familjarët: Drejtësia u vendos në vend

Shqipëria

U arrestuan për përdhunimin e dy vajzave, Gjykata e Beratit liron dy të rinjtë! Familjarët: Drejtësia u vendos në vend

Më: 24 janar 2024 Në ora: 15:49
Foto ilustrim

Gjykata e Beratit ka ndryshuar masën e sigurisë nga “Arrest në burg me afat” në “Detyrim paraqitje” për Ardit Nanon dhe Andon Shosharin, dy të rinjtë të moshave 33 dhe 20 vjeçare, pas denoncimit për përdhunimin e dy vajzave.

Të dy të rinjtë u arrestuan nga policia në 16 dhjetor 2023.

Ditën e martë (24 janar) pas kërkesës së Prokurores Denisa Perdja për ndryshimin e masës së sigurisë, pasi mungonin provat, gjyqtarja Ardiola Çela vendosi masën e sigurisë ‘Detyrim paraqitje”.

Ky lajm është  pritur me entuziazëm nga familjarët e dy të rinjve, të cilët thanë se tashmë drejtësia u vu në vend dhe djemtë e tyre dolën nga paraburgimi pasi kanë qënë të pafajshëm, dhe se akuzat ndaj tyre, ishin manipuluar nga familja e të fejuarve të vajzave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat