Shisnin doza kokaine dhe kanabisi, arrestohen 2 të rinj në Lezhë dhe Shëngjin

Shqipëria

Shisnin doza kokaine dhe kanabisi, arrestohen 2 të rinj në Lezhë dhe Shëngjin

Më: 27 janar 2024 Në ora: 10:28
Foto ilustrim

Në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli 2” janë arrestuar 23-vjeçari Ergys Përgjini dhe 19-vjeçari Robert Prendi.

23-vjeçari u kap në qendër të qytetit të Lezhës, ndërsa 19-vjeçari u kap në Shëngjin, teksa posedonin me qëllim shitjen kokainë dhe kanabis, të ndara në doza.

Dozat u sekuestruan nga shërbimet e Policisë, në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat