Gjinekologia: Shqiptarët përdorin më shumë pilulë urgjence sesa prezervativ

Shqipëria

Gjinekologia: Shqiptarët përdorin më shumë pilulë urgjence sesa prezervativ

Më: 9 shkurt 2024 Në ora: 09:26
Mimoza Keta

Italia do të japë kontraceptivë falas të gjitha grave në vend. Ky vendim vjen pas aprovimit nga Agjencia Italiane e Mjekësisë dhe kostoja totale e kësaj nisme për sistemin shëndetësor italian llogaritet në 140 milionë euro në vit.

Krahas kontraceptivëve falas, shteti italian do të ofrojë dhe trajtimin që zvogëlon shanset e infektimit me HIV/AIDS, të quajtuar trajtim antiretroviral.

Për të folur në lidhje me këtë të ftuar në emisionin ‘Good Morning Albanians’ në Euronews Albania, ishin të ftuar gjinekologia Mimoza Keta, e cila tha se është ulur mosha e aktivitetit seksual.

Mes tjerash ajo nënvizoi se shqiptarët përdorin më shumë kontrecaptivi i urgjencës sesa kondomi.

“Mosha e aktivitetit seksual është ulur. Kondomi është një nga mjetet që të mbron më shumë qoftë nga një shtatëzani e padëshiruar, qoftë dhe nga një infeksion seksualisht i transmetueshëm. Duke pasur një rritje të infeksioneve, kondomi nuk përdoret në çdo marrëdhënie seksuale. Më shumë përdoret kontraceptivi i urgjencës sesa kondomi. Kjo gjë ndodh për shkak se ka nevojë më shumë për informacion”-tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat