“Je i pari, jo i gjashti”, Rama në konferencë me Blinken: Zgjodhët Tiranën, në kohë të trazuar

Shqipëria

“Je i pari, jo i gjashti”, Rama në konferencë me Blinken: Zgjodhët Tiranën, në kohë të trazuar

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 17:49
Edi Rama

Pasi kreu të gjithë takimet, sipas agjendës së parashikuar, sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe kryeministri Edi Rama po zhvillojnë një konferencë për mediat.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama tha se fakti që Blinken zgjodhi Tiranën për ta vizituar në një kohë të trazuar, është një shenjë e fortë partneriteti mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Është ditë e shënuar me një rendësi e veçante në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare të Shqipërisë dita kur një sekretar amerikan viziton vendin tonë. Në llogarinë tonë ju jeni I gjashti, por këtë herë ne e kemi një vlerësim të veçante për këtë vizitë, pasi jemi shumë të vetëdijshëm për kohën shumë të trazuar jo vetëm në kufi të Evropës, por edhe në zonat e tjera strategjike për ekuilibrat e botës ku jetojmë.

Fakti që ju gjetët kohë dhe njëkohësisht dhe e patë të nevojshme të ndaleni në Tiranë është për ne një shenjë shumë e rëndësishme e miqësisë, por edhe e vlerësimit që ju I bëni kësaj miqësie, këtij partneriteti dhe patjetër edhe këtij rajoni. Natyrisht që nuk mund të mos e ndaj edhe me publikun keqardhjen tonë, që mes një darke me ne në Shqipëri, dhe një darken Mynih, ju zgjodhët ushqimin edhe jo aq të shijshme gjerman. Ne e bëmë tonën, ne darken e kishim gati.”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat