Sherr në gjimnazin e Fierit, dy adoleshente dhunojnë 17-vjeçaren

Shqipëria

Sherr në gjimnazin e Fierit, dy adoleshente dhunojnë 17-vjeçaren

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 18:36
Foto nga vendi i ngjarjes

Një sherr që ka degraduar në përplasje fizike raportohet të ketë ndodhur në Fier.

Tre vajza të reja përkatësisht të moshave 19, dhe 17 vjeç janë konfliktuar me njëra-tjetrën për arsye ende të paqarta.

Si pasojë ka nisur procedimi në gjendje të lirë për dy prej tyre.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset:

-E. Sh., 19 vjeçe dhe për një 17-vjeçare, të dyja banuese në Fier, pasi dyshohet se për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht, me një shtetase 17 vjeçe.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat