I biri ndërroi jetë pas aksidentit me këngëtarin grek, flet babai i shqiptarit në Greqi: Për dy muaj do të mbushte 20 vjeç

Shqipëria

I biri ndërroi jetë pas aksidentit me këngëtarin grek, flet babai i shqiptarit në Greqi: Për dy muaj do të mbushte 20 vjeç

Më: 14 mars 2024 Në ora: 10:42
Antonio Daja

Babai i 19-vjeçarit shqiptar që humbi jetën në një aksident në Greqi ka folur për ngjarjen e rëndë ku i përfshirë ishte edhe këngëtari Yiannis Xanthopoulos.

“Nuk ka gjë më të padrejtë se një njeri i ndershëm të ikë, të shkojë pesë orë në punë dhe të largohet ashtu. Thjesht ka shkuar në punë si gjithmonë”, tha i shokuar, babai i të riut.

Babai i 19-vjeçarit bëri të qartë se do të marrë masa ligjore ndaj këngëtarit.

“Sigurisht që do të ndërmarrim veprime ligjore. A nuk vrau një njeri? Dhe për qentë lëvizin ligjërisht. Ne duam që ai të marrin dënimin që meriton”, u shpreh ai.

Aksidenti ndodhi në rrugën “Dekelias” në Menidi, ku fuoristrada e këngëtarit Janis Ksanthopoulos, ka devijuar majtas rrugës dhe është përplasur ‘kokë më kokë’ me një automjet tjetër.

Pas përplasjes, mjeti i dytë në të cilin ndodheshin dy 20-vjeçarë është përplasur me një shtyllë të energjisë elektrike, ku ka mbetur i vdekur njëri prej tyre, pikërisht Antonio Daja nga Hajmeli i Vaut të Dejës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat