Vasili: Rrëmbim mafioz i 430 mln euro nga buxheti për Portin e Durrësit, SPAK boll u fshehe!

Shqipëria

Vasili: Rrëmbim mafioz i 430 mln euro nga buxheti për Portin e Durrësit, SPAK boll u fshehe!

Më: 18 mars 2024 Në ora: 18:18
Edi Rama

“Rrëmbim mafioz i 430 milion euro nga Buxheti për Portin e Durrësit, SPAK boll u fshehe!”  Kështu shkruan nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vaisli.

Ai shton se Afera gjigande mafioze e Portit të Durrësit kulmoi me rrëmbimin nga buxheti i 430 milion euro.

Vasili: Rrembim mafioz i 430 milion euro nga Buxheti per Portin e Durresit,SPAK boll u fshehe! Afera gjigande mafioze e Portit te Durresit kulmoi me rrembimin nga buxheti i 430 milion euro.

SPAK per te mos u lodhur ja ku i ke me radhe faktet, ndaj nuk fshihesh dot më dhe duhet te veprosh.

Edi Rama kishte deklaruar publikisht ne 12 dhjetor 2022 se per ndertimin e portit te Durresit do te shpenzohen 390 mil euro dhe qeveria do te paguante vetem 46% pra rreth 170 milion euro qe edhe keto do ti perballonte Autoriteti Portual i Durresit pa asnje ngarkese per Buxhetin e Shtetit.

Ja çfarë thoshte Rame ne 12 dhjetor 2022:

“zëvendësimi i portit është 390 mln euro, ku 46% e vlerës së investimit do ta kontribuojë qeveria e Shqipërisë dhe 54% presim të jetë kontribut i kompanisë që do të fitojë garën ndërkombëtare”.

Ndersa sot qeveria ka planifikuar 430 milion euro nga buxheti i gjithi financim i shtetit.

Ja çfarë tha sot ne 2024 Rama:

“Kemi kalendarizuar procesin për hapjen e garës për Porto Romano, për të cilin do të bëjmë një ndryshim të natyrës së financimit pasi ka urgjencë strategjike duke qenë se kemi përfshirë edhe NATO-në këtë proces”.

“Do të kalojmë me financim të brendshëm, që të mos varemi nga kohët e tejzgjatura që burojmë nga financimi i huaj”

Po ashtu, në prononcimin për ATSH, zyra e NATO-s në Bruksel tregon ftohte e qarte se s'ka asnje financim

“Në lidhje me Porto Romanon, ne mirëpresim ofertat e aleatëve për të pritur objektet e NATO-s. Ekspertët tanë shikojnë të gjitha ofertat e tilla dhe më pas japin këshilla bazuar në kërkesat ushtarake të Aleancës”, vijon reagimi i NATO-s për Agjencinë Telegrafike Shqiptare.

Ndërsa ministrja Balluku kishte deklaruar ne 12 dhjetor 2022:

“Sa i përket financimit të këtij projekti, 46 për qind do ta marrë përsipër qeveria, ndërsa 54 përqindëshi tjetër do të jetë financim nga kompania ndërtuese.

Kjo kredi do të rimbursohet nga Autoriteti portual i Durrës, pa cenuar buxhetin e shtetit.”

Gënjeshtër mafioze gjigande!!

Nga zero lek nga financim nga buxheti, mashtruesi Rama kaloi ne plot 430 milion euro financim.

Nga financim nga Autoriteti Portual i Durrësit ne 430 milion euro totalisht nga buxheti.

Nga kryerja me 46% PPP mashtruesi Rama kaloi ne financim direkt total nga buxheti.

Nga parashikimi i një kontributi financiar 170 milion euro edhe ky nga Autoriteti Portual, kaloi ne 430 milion euro nga buxheti i qytetareve.

Nga 390 milion euro mashtruesi Rama e rriti ne 430 milion euro financimin.

Shihni VIDEON se cfare thoshte Rama ne dhjetor te 2022 gjate prezantimit te Projektit te Portit te Durrësit, qe u prezantua nga studio holandeze “Royal Haskoning DHV”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat