Mblidhet Komisioni Hetimor i Sterilizimit dhe Check-up/ “Nuk është supersekretar, po bëni shantazh”, debate të forta mes Vokshit dhe Ndrecës

Shqipëria

Mblidhet Komisioni Hetimor i Sterilizimit dhe Check-up/ “Nuk është supersekretar, po bëni shantazh”, debate të forta mes Vokshit dhe Ndrecës

Më: 2 prill 2024 Në ora: 11:17
Foto nga vendi i ngjarjes

Është mbledhur ditën e sotme Komisioni Hetimor i Sterilizimit dhe Check-up.

Ndërkohë mbledhja u shoqërua me debate mes kryetares Albana Vokshit dhe socialistit Plarent Ndreca, pasi ky i fundit i tha se do duhet që të informojë Sekretarin, pasi nga pikëpamja administrative ai drejton procesin.

Ndreca: Sekretari është ai që drejton nga pikëpamja administrative gjithë procesin. Duhet të informohet sekretari, edhe kryetarja duhet të informojë sekretarin…

Vokshi: Ai nuk ka kontroll, asnjë shantazh ndaj stafit, ta harroni

Ndreca: A po thyeni etikën?

Vokshi: Çfarë keni këtu do e bëjmë këtu, do e miratohet këtu

Ndreca: Jeni duke thyer etikën, po ndërprisni

Vokshi: Merret vendimi final këtu dhe pastaj është stafi që menaxhon shkresën…

Ndreca: Po më informon mua?

Vokshi: Po bëni presion, dhe po disinformoni

Ndreca: Po thyeni etikën

Vokshi: Të lutem thojini gjërat ashtu si është ligji jo si e keni në mendje për të penguar këtë komision

Ndreca: Nuk ka asnjë pengesë … ajo që po them unë, sekretari sipas ligjit është ai që drejton pjesën administrative. Për çdo shkresë dhe vendim të komisionet sekretari është përgjegjës për ti zbardhur. Nuk besoj se ka nevojë për debat kjo gjë.

Vokshi: Ai është thjeshtë sekretar jo supersekretar. Nuk drejton asgjë çfarë i përket këtij komisioni, për zbardhjen e vendimeve, nuk kalon asgjë nga sekretari

Ndreca: Secili ka mbi shpatullat e veta për të zbatuar ligjin, edhe ti ke përgjegjësinë tënde për si e zbaton ligjin. Ku e keni marrë të drejtën që ndërhyni

Vokshi: Nuk ia kaloj dot sekretarit vendimet e Komisionit, po disinformon

Ndreca: E mbaj unë përgjegjësinë, po ti ku e ke marrë të drejtën për të më ndërprerë?

Vokshi: Vazhdoni

Vasili: Kemi ardhur të bëjmë mbledhje apo të dorëzojmë Komisionin në duar të sekretarit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat