Agron Shehaj akuzon Lulzim Bashën: Grupi i tij e shpëtoi në Gjykatën Kushtetuese Olta Xhaçkën!

Shqipëria

Agron Shehaj akuzon Lulzim Bashën: Grupi i tij e shpëtoi në Gjykatën Kushtetuese Olta Xhaçkën!

Më: 11 prill 2024 Në ora: 13:22
Agron Shehaj

Deputeti Agron Shehaj, gjatë fjalës së tij në Kuvend, ka akuzuar Lulzim Bashën se grupi i tij e shpëtoi në Gjykatën Kushtetuese Olta Xhaçkën.

Shehaj u shpreh se mandati i Xhaçkës shpëtoi në Gjykatë Kushtetuese, sepse grupi i atëhershëm i Lulzim Bashës, bëri një kërkesë për ta rikthyer në Parlament.

Deputeti e cilësoi një akt të tillë të qëllimshëm për të shpëtuar Olta Xhaçkën, ndërsa theksoi se deputetja e PS “ka vjedhur dhe duhet ta kishte humbur mandatin”.

Agron Shehaj: Kjo shfaqja këtu është realisht e neveritshme. E vërteta është se mandati i Olta Xhaçkës shpëtoi në Gjykatë Kushtetuese, sepse grupi i atëhershëm i Lulzim Bashës, bëri një kërkesë për ta rikthyer në Parlament. Dhe është bërë me qëllim për ta shpëtuar Olta Xhçkën. Kjo përplasja tani është qesharake dhe tallje, Xhaçka ka vjedhur dhe duhet ta kishte humbur mandatin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat