“Skifterët” në Durrës në gjueti për “Range Rover”, vidhet një tjetër automjet, ja çfarë rezultoi nga kamerat e sigurisë

Shqipëria

“Skifterët” në Durrës në gjueti për “Range Rover”, vidhet një tjetër automjet, ja çfarë rezultoi nga kamerat e sigurisë

Më: 17 prill 2024 Në ora: 10:40
Foto nga vendi i ngjarjes

Një tjetër automjet tip Range Rover, prodhim i vitit 2015, është vjedhur në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr.12, në rrugën “Neki Libohova”.

Në pamjet e kamerave të sigurisë, duken momentet kur hajduti merr automjetin e parkuar në anë të rrugës dhe largohet me të.

Pronari i mjetit, shtetasi S. C., ka bërë menjëherë denoncimin në polici, ndërkohë që forcat e rendit kanë nisur punën për të identifikuar dhe kapur hajdutin e mjetit dhe njëkohësisht për të gjetur makinën.

Pak ditë më parë, një tjetër mjet Range Rover u vodh në Durrës, në lagjen nr.4 dhe vetëm disa orë më pas ai u gjet në zonën e Fushë-Krujës, në Thumanë.

Vitin e kaluar në Durrës u denoncuan në polici 27 automjete të vjedhura, me një mesatare rreth 2 automjete çdo muaj, ndërsa pas hekurave kanë përfunduar 8 autorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat