Bregdeti i Golemit dhe Kavajës mbushen me mbeturina, i nxorën dallgët nga moti i keq

Shqipëria

Bregdeti i Golemit dhe Kavajës mbushen me mbeturina, i nxorën dallgët nga moti i keq

Më: 18 prill 2024 Në ora: 10:49
Foto ilustrim

Përkeqësimi i kushteve atmosferike që ka përfshirë bregdetin e Adriatikut, një ditë më parë, ka nxjerrë në breg sasi të mëdha mbeturinash plastike dhe jo vetëm.

Situata paraqitet më e rënduar në një gjatësi prej të paktën 4 kilometrash.

Nga Plepat te Shkëmbi  Kavajës e në vazhdim deri ne Golem brezi ranor është mbushur me mbetje të shumta, ndërsa në terren kanë dalë dhe punonjës e mjete të ndërmarrjes së pastrimit.

Kjo situatë përsëritet vazhdimisht për shkak të hedhjes të mbetjeve plastike dhe urbane në lumenj dhe kanalet e ujërave të larta, të cilat më pas derdhen e  përfundojnë në det.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat