Këtë të mërkurë është prezantuar plani i motivimit i administratës publike. Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama tha se është e padrejtë se një pjesë e administratës shikohet si e njollosur,
Ai ka theksuar se ata kanë bërë një punë të suksesshme, ku është ndërthurur eksperienca me energjitë e reja.
“Shumëkush për fat të keq jeton akoma me idenë e krijuar të një administrate që është një çerdhe që lëvizin lekë dhe vjedhin, është një përceptim i ngritur vit pas viti, muaj pas muaji, ditë pas dite dhe ilustrohet me shembuj të keq dhe që kur ekspozohen për shkak të drejtësisë përdoren për të thënë që këtu janë të gjithë njësoj. Unë nuk do guxoja ta përdorja kurrë këtë fjali për vete, nëse ajo nuk pengon. Siç e dimë të gjithë administrata jonë mund të ketë shumë boshllëqe për të mbushur, por nuk është çerdhja ku janë mbushur të gjithë djajtë. Ne nuk flasim as për 10, as për 30, por për qindra persona që e kanë përfaqësuar administratën në procese të rëndësishme, por kush nuk e njeh nga brenda ashtu e përcepton. Nuk është aspak penguese për mua ta shoh punën tuaj si një kontribut të rëndësishëm kombëtar. Tani duke u gjendur përpara këtij ekspozimi të së keqes që është njësoj si të hysh në një sallë operacioni vetvetiu krijohet idea se këtu po ndodh diçka shumë e rëndësishme dhe në aspektin e nderit.
Është e padrejtë që një pjesë e njerezve që janë në administratë dhe të shikohet e gjithë masa e madhe e atyre që punojnë si e dyshuar, si e njollosur. Fakti që Shqipëria u përball me një proces si ai i screening nga BE dhe e kaloi me shumë sukses, është një arsye shumë e fortë për t’u ndjerë krenarë që do t’ia dalim sepse kemi brumin dhe sepse këtu ka një ndërthurje të eksperiencës me energjitë e reja.
Për t’i dhënë një qetësi punonjëve në vendin e punës që nuk janë të ndryshuar për shkak të ndryshimit të pushtetit dhe vazhdimin e karrierës. Sot ndërhyrjet në ligj synojnë krejt të kundërtën, krijimin e vetë hapësirave që të jetë më e vlerësuar”, u shpreh Rama.