I gjendet kokainë e ndarë në doza gati për shitje, 40-vjeçari bie në pranga

Shqipëria

I gjendet kokainë e ndarë në doza gati për shitje, 40-vjeçari bie në pranga

Më: 30 maj 2024 Në ora: 09:19
Droga e sekuestruar

Një 40-vjeçar është arrestuar nga Policia në Tiranë pasi akuzohet për shitje të lëndëve narkotike. Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale R.H, të cilit i janë gjetur në banesë doza kokainë, që sipas policisë i shiste në lagje të ndryshme të Kombinatit. Kokaina është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa 40-vjeçari është shoqëruar për veprime të mëtejshme proceduriale.

Njoftimi i Policisë:

DVP Tiranë

Komisariati i Policisë Nr. 6 në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "White".

Gjatë operacionit u arrestua shtetasi R. H., 40 vjeç, banues në Kombinat, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Gjatë kontrollit të banesës së 40-vjeçarit, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, të ndarë në doza, gati për shitje.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas pasi siguronte lëndën narkotike në sasi, e ndante atë në doza, të cilat i shiste në lagje të ndryshme të Kombinatit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat