“PS dëmshpërbleu në mënyrë të plotë ish-të përndjekurit”, Manja: Të reflektojmë për të kaluarën, që tragjeditë mos përsëriten

Shqipëria

“PS dëmshpërbleu në mënyrë të plotë ish-të përndjekurit”, Manja: Të reflektojmë për të kaluarën, që tragjeditë mos përsëriten

Më: 30 maj 2024 Në ora: 13:29
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, në fjalën e tij në parlament deklaroi se PS ka dëmshpërblyer në mënyrë të plotë ish-të përndjekurit.

Manja theksoi se duhet që të reflektojmë për të kaluarën, duke shtuar se tragjeditë e popullit tonë duhet të mos përsëriten më.

Ulsi Manja: Projekt-rezoluta për krimet e komunizmit vjen këtu që të nderojmë vuajtjet e ish-të përndjekurve. Vetëm përmes drejtësisë dhe rehabilitimit të plotë mund të sigurohet që tragjedi të tilla për popullin tonë mos të përsëriten në të ardhmen.

Duhet të dëshmohet e vërteta e asaj që ka ndodhur. Duhet ta njohim të kaluarën tonë, por këtu nuk u ndëshkua askush.

Nuk kishte si të ndodhte, sepse në krye të partisë që duhet të sillte lirinë, është ai ndodhet sot në arrest shtëpie dhe drejton nga ballkoni.

Ne dëmshpërblyem në mënyrë të plotë ish-të përndjekurit. Ne nuk kemi dhënë para për mëshirë, por kemi dhënë 180 milionë euro për djersën dhe sakrificën e tyre nën regjimin komunist.

Mbetet ende për të dhënë më shumë për ish-të përndjekurit, sepse ne vlerësojmë dinjitetin e individit. Këtë histori ne nuk e shohim me syze politike. E kemi për detyrë të gjejmë edhe trupat e të vrarëve gjatë periudhës së komunizmit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat