“Nuk i pranoj akuzat”, gjykata cakton 15 ditë burg për kritikun e Putinit të arrestuar në Rinas, zbardhet dëshmia e mjekut

Shqipëria

“Nuk i pranoj akuzat”, gjykata cakton 15 ditë burg për kritikun e Putinit të arrestuar në Rinas, zbardhet dëshmia e mjekut

Më: 30 maj 2024 Në ora: 14:29
Aleksandër Bobovnikov

Gjykata e Tiranës ka caktuar burg me afat 15 ditor për rusin Aleksandër Bobovnikov.

Ai  arrestua në Rinas nën akuzën për mashtrim.

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për BalkanWeb dëshminë e mjekut neurokirurg, i cili tha se nuk i pranon akuzat e ngritura nga Rusia.

Ai tha në gjykatë se ka ardhur si turist për disa ditë pushime.

“Nuk kam ndërmend të iki dhe të pranoj akuzat. Jam i sëmurë me zemër e kam nevojë për trajtim”, tha ai.

Bobovnikov njihet si person që është shprehur kundër luftës në Ukrainë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat