Operacion ndërkombëtar ndaj një organizate kriminale shqiptare, 17 të arrestuar

Shqipëria

Operacion ndërkombëtar ndaj një organizate kriminale shqiptare, 17 të arrestuar

Më: 4 qershor 2024 Në ora: 16:31
Foto ilustrim

Një operacion ndërkombëtar është zhvilluar mëngjesin e sotëm ndaj një organizate kriminale shqiptare, ndërsa 17 persona kanë përfunduar në pranga.

Operacioni është shtrirë në disa shtete, ndërsa mediat belge bëjnë me dije se hetimi ka nisur në qytetit e Antwerp.

Deri tani janë arrestuar 17 persona, nga të cilët 12 në Belgjikë.

Kontrollet në Belgjikë u zhvilluan në Antwerp, Schoten dhe Sint-Niklaas. Ato janë rezultat i një bashkëpunimi midis policisë gjyqësore federale (PJF) dhe policisë lokale në Antëerp.

Operacioni mësohet se është shtrirë edhe në Gjermani, Francë, Itali, Holandë dhe Austri. Detaje të tjera pritet të zbulohen në orët në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat