Policia greke ka vënë në pranga dy shtetas shqiptarë. Një 30 vjeçar është ndaluar në kufirin greko-shqiptar në Sajadhë të Igumenicës nga sektori i verifikimit të pasaportave në bashkëpunim me policinë e Filatit.
Ai rezultonte person i shpallur në kërkim i dënuar me 5 vjet heqje lirie për “bashkëpunim të thjeshtë në grabitje” nga Gjykata e Nafplios.
Ndërkohë në Kordhelio të Selanikut, policia greke ka tentuar të ndalojë një automjet ku ndodheshin dy persona. Mjeti ka shtuar shpejtësinë dhe ka kryer manovra të rrezikshme.
Gjatë ndjekjes nga xhami u automjetit është hedhur një armë zjarri pistoletë me 4 fishekë. Pasi është ndaluar mjeti, janë vënë në pranga dy personat që ndodheshin në të, një shqiptar 33 vjeç dhe një grek 37 vjeç.
Nga verifikimi rezultoi se shqiptari ndodhej në mënyrë të paligjshme në Greqi.