Meta zbret në terren dhe premton: Mbështesim me pagesë direkt fermerët me 200 euro për çdo kokë lopë

Shqipëria

Meta zbret në terren dhe premton: Mbështesim me pagesë direkt fermerët me 200 euro për çdo kokë lopë

Më: 8 qershor 2024 Në ora: 17:54
Foto nga vendi i ngjarjes

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zbritur në terren, ka takuar një fermer dhe ka premtuar për të gjithë fermerët e Shqipërisë se do të mbështeten nga PL me pgesë direkt me 200 euro për çdo kokë lopë.

Meta thekson se ky nuk është një premtim, por një angazhim, jo vetëm për t’i dhënë fund shpopullimit të Shqipërisë por njëkohësisht për ta shndërruar mundin dhe sakrificën e fermerëve shqiptarë në mirëqënie të sigurt për ta dhe në një rritje e zhvillim për ekonominë shqiptare.

“Partia e Lirisë do të mbështesë me pagesë direkte fermerët me 200 euro për çdo kokë lopë. 🐄

Ky nuk është një premtim, por një angazhim, jo vetëm për t’i dhënë fund shpopullimit të Shqipërisë por njëkohësisht për ta shndërruar mundin dhe sakrificën e fermerëve shqiptarë në mirëqënie të sigurt për ta dhe në një rritje e zhvillim për ekonominë shqiptare.

Bujqësia është prioriteti ynë kryesor! 🇦🇱”, shkruan Meta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat