Incidenti/ Një person qëllon me gurë drejt Kryeministrisë

Shqipëria

Incidenti/ Një person qëllon me gurë drejt Kryeministrisë

Më: 11 qershor 2024 Në ora: 23:03
Foto nga vendi i ngjarjes

Një incident ndodhi këtë mbrëmje jashtë godinës së Kryeministrisë, ku një person qëlloi me gurë.

Shtetasi, identiteti i të cilit nuk është bërë ende publik nga policia, goditi me gurë godinën e Kryeministrisë.

Menjëherë, ndërhyri Garda, duke neutralizuar autorin.

Nuk dihet çfarë e shkaktoi zemërimin e këtij shtetasi, ndërkohë që pritet dëshmia e tij në polici.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat