“Po të shkoje si shqiptar 10 vite më parë në Itali, do ishe i përbuzur” – Ndreu: Tani është ndryshe

Shqipëria

“Po të shkoje si shqiptar 10 vite më parë në Itali, do ishe i përbuzur” – Ndreu: Tani është ndryshe

Më: 11 qershor 2024 Në ora: 23:56
Pjerin Ndreu

Kryetari i Lezhës, Pjerin Ndreu ka folur rreth pozitave të shqiptarëve në Evropë.

Ai ka thënë se në të kaluarën shqiptarët në Itali kanë qenë të përbuzur por tani kanë pozita të mira në shumë komuna.

“Po të shkojë në Itali dhjetë vite më përpara dhe ishte shumë i përbuzur që je shqiptar, sot është ndryshe.

Unë kam pasur fatin të shkojë në disa vizita, tani në shumë komuna të Italisë shqiptarët janë të avancuar, kam qenë në Gjermani jam ndjerë krenar pa deshur me i bë reklam por është një djalë nga Kosova ai jo vetëm që ishte një biznismen i sukseshëm por ishte edhe një familjar i mrekullueshëm”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat