Grupi i turistëve aksidentohen teksa tentonin të ngjisnin Majën e Jezercës, dyshohet për një viktimë

Shqipëria

Grupi i turistëve aksidentohen teksa tentonin të ngjisnin Majën e Jezercës, dyshohet për një viktimë

Më: 12 qershor 2024 Në ora: 09:05
Foto nga vendi i ngjarjes

Një grup turistësh, në afërsi të Majës së Jezercës, kanë kërkuar ndihmë pasi janë aksidentuar.

Dyshohet se njëri prej tyre ka ndërruar jetë, por është ende e pakonfirmuar për shkak të mungesës së kontaktit me ta.

Në ndihmë të tyre janë nisur Shërbimi i Kërkim – Shpëtimit Malor të Shqipërisë, forca policie dhe banorë vullnetarë të Thethit dhe Valbonës.

Ngjitja në Majën e Jezercës, nga Thethi, kërkon një përgatitje shumë të mirë fizike pasi shkon deri në 8 orë ngjitje në një terren shumë të vështirë dhe njohje shumë të mirë të zonës. Një pjesë e madhe e turistëve të huaj, preferojnë të bëjnë ngjitjen pa guidë lokale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat