Divorci Meta-Kryemadhi, Spartak Braho shpërthen ashpër ndaj çiftit

Shqipëria

Divorci Meta-Kryemadhi, Spartak Braho shpërthen ashpër ndaj çiftit

Më: 21 qershor 2024 Në ora: 12:50
Spartak Braho ka komentuar veprimin e Metës

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kërkuar një ditë më parë divorcin ndaj bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi në Gjykatën e Tiranës.

Në kërkesën për divorc që konfirmon fundin e një martesë 26-vjeçare, Ilir Meta thotë se politika është ajo që e ndau me Monika Kryemadhin.

Një prej ish bashkëpunëtorëve më të afërt të Ilir Metës, që u largua së bashku me ish Presidentin në vitin 2004 nga Partia Socialiste, për të formuar LSI-në, Spartak Braho ka komentuar veprimin e Metës.

“Do thosha një fjali vetëm qe përdoret ne Skrapar: ‘Hapu dhè e merri brenda’”, tha Braho i pyetur nga Top Channel lidhur me kërkesën e Metës për divorc nga bashkëshortja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat