Ndërprerja e energjisë elektrike, Balluku: Në Tiranë u rikthye për 17 minuta! E njëjta situatë në Mal të Zi dhe Kroaci

Shqipëria

Ndërprerja e energjisë elektrike, Balluku: Në Tiranë u rikthye për 17 minuta! E njëjta situatë në Mal të Zi dhe Kroaci

Më: 21 qershor 2024 Në ora: 15:36
Belinda Balluku

Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku mbajti deklaratë për mediat mbi situatën e furnizimit me energji elektrike në të gjithë vendin.

Balluku: U përballëm me një situatë kritike sa i takon sistemit të transmetimit të energjisë elektrike. Duke nisur nga linja e interkonjeksionit me Greqinë, kemi pasur shkëputje elektrike në të gjithë Shqipërinë.

Jemi informuar se e njëjta situatë ka ndodhur edhe në mal të zi dhe pjesërisht në Kroaci dhe Maqedoni. Volumet e mëdha në këto momente dhe temperaturat e larta në nivele rekord kanë krijuar këtë problematikë.

U vendos energjia elektrike në rang vendi për 30 minuta, ndërkohë që Tirana në vetëm 17 minuta. Jemi në komunikim të vazhdueshëm me të gjithë operatorët në rajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat