Mbrëmjen e djeshme Mjekja e pezulluar nga detyra, pas skandalit të spitalit Onkoligjik, Alketa Imeri Pere, ishte e ftuar në “Top Story” në Top Channel, ku bëri disa deklarata që lanë sërish për të dëshiruar.
Ja disa prej tyre:
-E shqetësuar për fotot ‘e shtrembëruara’ në media
“Unë ditën që mora vesh nga OPGJ që u njoha me aktakuzën të nesërme shkoj se mungonte kolegu, kisha shumë fluks pacientësh dhe më vijnë nja dy më thonë që ke dalë në portale. Dhe më pas pashë foton time të shtrembëruar edhe thashë çfarë po ndodh. U shtrembërua fotoja ime, nga erdhën këto akuza nga buroi ky mllef. I kërkova falje gazetarit që i thash kush je ti, por s’është transmetuar. Pasi dola nga gjykata mora vesh që isha pezulluar, unë vazhdoja punën ndërkohë që isha e pezulluar. Nuk kam lexuar asgjë nga dosja. S'e kam hapur telefonin se çfarë kanë shkruar portalet, se jam marrë me gjëra të tjera. Do ti shikoj në një moment të dytë lajmet. E vërteta do të dalë në shesh, nëse Alketa Pere ka publikun kundra, nuk e mendoj kurrë kështu”, tha Alketa Pere.
-I jep të drejtë Alma Arrazit që u hodh nga ura e Bunës dhe thotë se ishte gati të hidhej nga ballkoni
“Nuk di çfarë të them kam marrë telefonata nga pacientët, më është dukur vetja në punë ose me pushime, kur mora vesh pezullimin ajo ndjesi si mjeke ishte që pse është shtuar numri i vetëvrasjeve në Shqipëri. Kur mora vesh këtë lajm i dhashë të drejtë edhe asaj zonjës që u hodh nga ura e Bunës bashkë me fëmijët më ndau një moment i vogël për t’u hedhur nga ballkoni.”
-Thotë se është ‘qelibar’ dhe se e dinte që i çonin pacientët me kancer te privati
"Një mjeke me 30 vite eksperiencë që ka shpëtuar mijëra jetë njerëzish. Kam shkuar në punë në ’97 mes plumbave, as në Covid s'e ndala punën. Marrëdhëniet më të dobët e kam me kirurgët sepse i kam thënë mos i çoni pacientët tek spitalet tuaja private. I kam dërguar një mesazh para disa kohësh drejtoreshës ku i thashë për problematikën. E dija që çonin pacientët tek privati. Nuk e di çfarë të them për ndëshkimin. Jam qelibar, kurrë në jetën time s'i kam thënë pacientit që të shkojë tek privati për të bërë qoftë një analizë”, tha Alketa Pere.
-Thotë se bashkëshorti i saj vuan nga një sëmundje kronike dhe se në Onkologjik e kanë detyrim të ofrojnë mentorship. Kur u pyet se përse firmosi me emrin e spitalit privat "Megis" ajo u përgjigj se mund të ishte e traumatizuar nga burri i saj.
“Burri im vuan nga një sëmundje kronike, në Onkologjik e kemi detyrim, nuk kam firmosur, kam bërë vetëm një shënim, prokuroria le ta vërtetojë, është absolute ajo gjë nuk ka vend për t’u sqaruar. E kemi të detyrueshme të ofrojmë mentorship. Unë qëllova aty, unë nuk e njoh fare pacienten. Mund të isha e traumatizuar nga burri im.”-tha Alketa.
-Thotë se i tha oficeres së OPGJ se doktori Edmond Gashi i kishte dhënë 10 mijë lekë me shaka.
“Kurrë(nuk kam marrë para), kur deklarova në OPGJ, pak në presion e oficeres gjyqësore, i thashë aman më lër të iki se më ka dhënë Edmond Gashi një 10 mijë lekësh, nuk e mora seriozisht. Unë jam doktoresha që ndjek kimioterapinë, kjo paciente kishte burrin në burg, më kërkonte një epikrizë, atë ditë më doli një punë dhe ika pak herët nga muhabeti që kishte me Afrimin, se unë s’mbaj përgjegjësinë çfarë i kishte thënë Afrimit ‘i lash një kafe doktoreshës’, kur më ke dhënë mua kafe, tha i kam thënë një vazo me lule më kanë ardhur në shtëpi që më bënë presion, i kishte bërë OPGJ.”