Iu gjetën rreth 13 mijë euro të padeklaruara në çantë, e pëson keq 50-vjeçari

Shqipëria

Iu gjetën rreth 13 mijë euro të padeklaruara në çantë, e pëson keq 50-vjeçari

Më: 5 korrik 2024 Në ora: 13:12
Ai kishte si synim t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar dhe si pasojë po procedohet penalisht.

Një 50-vjeçar është kapur në Pikën Kufitare të Morinës, teksa ka tentuar të kalojë rreth 13 mijë euro të padeklaruara.

Ai kishte si synim t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar dhe si pasojë po procedohet penalisht.

“U referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin 50 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi në çantë iu gjetën rreth 13 000 euro që synonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat