Greqia e harroi Fredi Belerin? Guri: Politika greke do mundohet me çdo mënyrë të mbështesë minoritetin në Shqipëri

Shqipëria

Greqia e harroi Fredi Belerin? Guri: Politika greke do mundohet me çdo mënyrë të mbështesë minoritetin në Shqipëri

Më: 9 korrik 2024 Në ora: 00:07
Fredi Beleri

Përfaqësuesi i diasporës shqiptare në Greqi, Edmond Guri thotë se rasti i Fredi Beleri pati tejfryrje nga mediat dhe politika.

Në emisionin “360 gradë” në ABC News, Guri u shpreh se Athina zyrtare do mundohet me çdo mënyrë të mbështesë minoritetin grek në Shqipëri.

“Politika greke ka një eksperiencë që nuk krahasohet në Ballkan. Do mundohet, minoritetin grek në Shqipëri ta suportojë. Rasti Beleri theu tabu, do ketë figura të tjera që do jenë në qendër të vëmendjen.

Rasti Beleri pati tejfryrje nga mediat, nga politika”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat