Kreu mjekim të pakujdesshëm te një e mitur, ndiqet penalisht dentistja në Pogradec

Shqipëria

Kreu mjekim të pakujdesshëm te një e mitur, ndiqet penalisht dentistja në Pogradec

Më: 11 korrik 2024 Në ora: 13:14
Foto ilustrim

Një dentiste 68-vjeçare është ndjekur penalisht nga policia në Pogradec.

B.L., 68 vjeçe, banuese në Pogradec, dyshohet se ka kryer mjekim të pakujdesshëm, ndaj një 8-vjeçareje.

“Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen: -B. L., 68 vjeçe, banuese në Pogradec, me profesion dentiste.

Kjo pasi dyshohet se ka kryer mjekim të pakujdesshëm, ndaj një 8-vjeçareje”-njofton policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat