Strehohej në Shëngjin me dokumente ukrainase false, arrestohet 39-vjeçari që kërkohej në Itali për trafik droge

Shqipëria

Strehohej në Shëngjin me dokumente ukrainase false, arrestohet 39-vjeçari që kërkohej në Itali për trafik droge

Më: 19 korrik 2024 Në ora: 15:49
Foto nga vendi i ngjarjes

Është arrestuar në Shëngjin 39-vjeçari me inicialet S.B., i cili kërkohej në Itali për trafik kokaine nga Belgjika.

Ai qëndronte në Shëngjin me dokumente ukrainase të falsifikuara, të cilat u sekuestruan nga policia.

Autoritetet gjyqësore në Itali i kanë caktuar 39-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Pasi dyshohet së në bashkëpunim me të tjerë, ka trafikuar nga Belgjika, në Itali, 110 kg lëndë narkotike kokainë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat