Aksi Thumanë-Kashar nën mbikëqyrjen e autoriteteve, instalohen radarë të shpejtësisë në autostradën e re

Shqipëria

Aksi Thumanë-Kashar nën mbikëqyrjen e autoriteteve, instalohen radarë të shpejtësisë në autostradën e re

Më: 23 korrik 2024 Në ora: 18:23
Instalohen radarë të shpejtësisë në autostradën e re

Policia Rrugore ka instaluar radarë të shpejtësisë në aksin e ri rrugor, autostrada Thumanë-Kashar.

Mësohet se këta radarë janë vendosur për të mbrojtur jetët e qytetarëve dhe për të siguruar një lëvizje më të sigurtë për të gjithë.

Njoftimi i Policisë:

Për të përmirësuar sigurinë në rrugët tona dhe për të reduktuar shpejtësinë e lartë, Policia e Trafikut ka instaluar radarë të shpejtësisë në aksin e ri rrugor, autostrada Thumanë-Kashar.

Këto radarë janë vendosur për të mbrojtur jetët e qytetarëve dhe për të siguruar një lëvizje më të sigurtë për të gjithë.

Mesazhi ynë për ju:

Respektoni kufijtë e shpejtësisë dhe kontribuoni në sigurinë e rrugëve tona. Çdo shkelje e shpejtësisë mund të ketë pasoja të rënda për ju dhe për të tjerët.

Bashkëpunimi juaj është thelbësor për një mjedis më të sigurtë rrugor. Faleminderit për mirëkuptimin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat