Kryeministri Edi Rama, mëngjesin e kësaj të mërkure (7 gusht) ka publikuar një foto me kryebashkiaun e ri të Himarës, Vangjel Tavo.
Ata shihen në një restorant në bregedetin e Himarës, ndërsa Tavo në tavolinë ka një bllok shënimesh.
Kreu i qeverisë shprehet se me Tavon po diskutojnë për punët dhe projektet e ardhshme në bashkinë e Himarës.
“Me Vangjelin, kryebashkiakun e Himarës, për punët në vazhdim, projektet e reja të këtij mandati dhe planin strategjik #Himara2030☀️në #Shqipërinë2030🇦🇱”, shkruan Rama.