Olta Xhaçka në Parlament edhe pse në zi

Shqipëria

Olta Xhaçka në Parlament edhe pse në zi

Më: 11 gusht 2024 Në ora: 13:20
Olta Xhaçka

Muajt e fundit kanë qenë shumë të ngarkuar për Olta Xhaçkën. Prej kohësh opozita kërkon heqjen e mandatit të saj.

Çështja ka shkuar edhe në Gjykatën Kushtetuese. Të shumta kanë qenë akuzat e drejtuara ndaj saj në gjithë sesionin parlamentar. Megjithatë, Xhaçka ka vijuar me angazhimin e saj si deputet në Kuvend. Si gjithnjë ajo ka vijuar rutinën si deputete, duke zgjedhur të mos përfshihet në debate me kolegët e opozitës.

Por veç karrierës politike, për Oltën ditë të vështira ka pasur edhe në familje. Vetëm pak javë më parë, deputetja ka humbur vjehrrën e saj, nënën e Artan Gaçit. Një moment ky i dhimbshëm për familjen, megjithatë detyrimet kanë vijuar.

Ashtu si duket edhe nga fotot e shkrepura nga paparaci ynë, ish-ministrja ka mbërritur në Parlament, e veshur e gjitha me të zeza. Ndonëse kanë kaluar disa javë, nga kjo humbje Olta vijon të mbajë zi si dhe të vazhdojë me angazhimet e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat