Vazhdon me intensitet të lartë zjarri në Pustec për shkak të përhapjes së flakëve në shumë drejtime.
Gazetari Roland Beqiraj raporton se sipërfaqja e djegur i kalon 150 hektarë bimësi.
Vatrat e zjarrit janë përhapur aq shumë sa kanë dalë nga kontrolli dhe rrezikojnë t’i afrohen edhe doganës së Goricës dhe fshatit Goricë e Madhe.
Era po e përhap zjarrin edhe në drejtim të Pogradecit përgjatë Malit të Thatë.
E vetmja alternativë për të lokalizuar vatrat duket se mbetet ndërhyrja nga ajri.