E rëndë në Korçë/ 35-vjeçari konsumon fostoksinë, në gjendje të rëndë në spital

Shqipëria

E rëndë në Korçë/ 35-vjeçari konsumon fostoksinë, në gjendje të rëndë në spital

Më: 14 gusht 2024 Në ora: 13:05
Policia

Policia e Korçës informon se një 35-vjeçar dyshohet se ka konsumuar fostoksinë dhe ndodhet në spital. I riu është në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Korçë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:30, shtetasi S. M., 35 vjeç, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, ka konsumuar Fotoksinë në banesën e tij në fshatin Morave. 35-vjeçari është transportuar në spital, ku është në kujdesin e mjekëve dhe aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat