“Shefqet Kastrati e Bashkim Ulaj, okigarkët që mbysin qytetarët”, momenti kur protestuesit bllokojnë kamionin e Kastratit

Shqipëria

“Shefqet Kastrati e Bashkim Ulaj, okigarkët që mbysin qytetarët”, momenti kur protestuesit bllokojnë kamionin e Kastratit

Më: 31 gusht 2024 Në ora: 11:06
Pamje nga vendi i ngjarjes

Disa qytetarë, kanë bllokuar kamionët e kompanisë “Kastrati” në Thumanë. Ajo çka banorët kërkojnë, është të kenë akses hyrje-dalje në këtë autostradë, pasi siç thonë, u duhet të shkojnë deri pranë Rinasit, e më pas të kthehen sërish, për të arritur në shtëpitë e tyre.

Në një video të publikuar në rrjete sociale, përmenden Shefqet Krasniqi dhe Bashkim Ulaj, si oligarkë që po dëmtojnë qytetarët.

“Shikoni kamionët e Kastatit, Shefqet Kastrati me Bashkim Ulajn bllokojnë rrugën. Oligarkët që mbysin qytetarët, Policia e Shtetit mbron ata”, dëgjohej teksa brohoriste një qytetar i revoltuar.

@mariglenddoci #rezistence #protestaThumane #mariglenddoçi #poshteqeveria #thumana #hyrjedalje #ramaik #protesto #thumanekashar ♬ original sound - Mariglend Doçi

Policia në video shiheshin se janë mobilizuar për t’i detyruar të përfundojnë protestën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat