Vrasja në Roskovec, shoqërohen në polici dy djemtë shkaktar të konfliktit

Shqipëria

Vrasja në Roskovec, shoqërohen në polici dy djemtë shkaktar të konfliktit

Më: 10 shtator 2024 Në ora: 17:47
Foto nga vendi i ngjarjes

Dy djemtë të cilët mendohet se janë shkaktar të konfliktit që përfundoi në tragjedi janë shoqëruar në polici.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme ku mbetën të vrarë me armë zjarri xhaxha e nip, Gramoz e Lavdërim Kurtaj, të vrarë nga 49-vjeçari Artan Kuka.

Gjithashtu shkak i konfliktit që përfundoi me dy viktima mendohet të jetë një grindje mes fëmijëve mbrëmjen e djeshme.

Në momentin që ka ndodhur ngjarja me dy viktimat kanë qenë në një lokal të vogël në qendër të fshatit që e kanë pronën e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat