“Në rrugën Thumanë-Kashar abuzim barbar” Hoti-Ballukut: Autostrada është vjedhje e hapur, të veprojë drejtësia

Shqipëria

“Në rrugën Thumanë-Kashar abuzim barbar” Hoti-Ballukut: Autostrada është vjedhje e hapur, të veprojë drejtësia

Më: 12 shtator 2024 Në ora: 12:09
Deputetja e PD-së Elda Hoti

Deputetja e PD-së Elda Hoti, në fjalën e saj replikoi me ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku për rrugën Thumanë-Kashar. Hoti theksoi se në rrugën Thumanë-Kashar ka abuzim barbar. Ajo shtoi se autostrada Thumanë-Kashar është vjedhje e hapur, duke shtuar se drejtësia duhet të veprojë.

Elda Hoti: Projekti fillestar i rrugës Thumanë-Kashar u ndryshua. Projekti kishte nyje në Thumanë, por se e ndryshuat. Projekti u ndryshua për llogari të një oligarku. Bllokimi i aksesit të aksit të vjetër është kriminale.

Thumanë-Kashar është një kontratë e hapur korrupsioni. Rruga Thumanë-Kashar është 800 milionë vjedhje ndaj qytetarëve.

Rruga në Shqipëri ka kushtuar më tepër se në Çeki. Duhet të veprojë drejtësia, sepse kemi të bëjmë me abuzim barbar. Autostrada Thumanë-Kashar është projekt vjedhjeje dhe u bë për pasurim të oligarkëve të Ramës. Cilësia e punimeve është tepër e dobët, aty është afera e radhës korruptive e qeverisë suaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat