Moti i keq ‘mbërthen’ Shqipërinë/ Sinoptikania bën apelin e rëndësishëm: Bëni kujdes gjatë kësaj fundjave

Shqipëria

Moti i keq ‘mbërthen’ Shqipërinë/ Sinoptikania bën apelin e rëndësishëm: Bëni kujdes gjatë kësaj fundjave

Më: 13 shtator 2024 Në ora: 11:17
Ilustrim

Moti i keq me reshje shiu dhe erëra të forta ka përfshirë territorin e Shqipërisë që prej mbrëmjes së djeshme. Për të kuptuar se si do të jetë moti jo vetëm gjatë ditës së sotme por edhe gjatë fundjavës në studion e lajmeve në ishte e ftuar sinoptikania Anira Gjoni.

Temperaturat do të vijojnë të jenë në të njëjtat nivele me ato të ditës së djeshme.

Të tilla do të jenë përgjatë kësaj fundjave, dhe reshjet e shiut do të vazhdojnë gjatë gjithë fundjavës. Në Shkodër do të ketë shi me shtrëngata, ndërsa pjesa tjetër e qarqeve do të ketë reshje të dobëta dhe mesatare.Gjithashtu edhe java e ardhshme presim që të jetë e shoqëruar me reshjet e shiut.

Temperaturat kanë pësuar rënie graduale, ku në kryeqytet di të shkojnë deri në 14 gradë, që është një rënie e ndjeshme”, u shpreh ndër të tjera sinoptikania Anira Gjoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat