Blushi në Zall-Herr: Nëse Veliaj ju vjen për vota, përcilleni me gurë kokës, e ka mendjen te vjedhjet, jo rrugët

Shqipëria

Blushi në Zall-Herr: Nëse Veliaj ju vjen për vota, përcilleni me gurë kokës, e ka mendjen te vjedhjet, jo rrugët

Më: 13 shtator 2024 Në ora: 18:11
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kryetari i grupit të këshilltarëve të Partisë së Lirisë në Bashkinë e Tiranës, Tedi Blushi zhvilloi një takim me banorë në Zall-Herr për të denoncuar gjendjen skandaloze të infrastrukturës rrugore

Banorët: E kemi ngritur problemin e kësaj rruge.

Tedi Blushi: Dhe çfarë ju kanë thënë?

Banorët: Jo do vijmë, jo nuk do vijmë. Kur vjen fushata vijnë 3-4 kamiona. Kjo rrugë është 1.8 km nga rruga kryesore deri këtu. Kur u bë depo e filtrimit, e ka pasur një firmë italiane, e shtroi dhe e lidhi me asfalt. Erioni e di shumë bukur me ata të vetët, se ka qenë disa herë. Që në atë vit e deri sot, mbeturina lum. Këtu vjen sa të filloj shiu parë lum, komplet. Këtu me të kaluar një makinë si po rrimë ne, ta hedh gurin, dhe vdes. Shih si janë bërë portat, vula vula prej gurëve.

Me pas frikë me ble një makinë. Problemi ynë është rruga. Kjo rrugë nëse ky shtet do të bashkojë Zall-Herr, Prisk, Kallmet, Çërkëz, etj. për të kryer një hall e për të shkuar në spital, këtu shkon për 7 minuta.

Edhe me këtë gjendje rruge që është. Po të shkoj unë Kamëz, Institut, Shqiponja, andej këndej ka vdek. Saqë ne kemi arrit 5 minuta, mos ta kishim sjellë të sëmurin, ka ik.

Kështu nuk e di, nga ti ngremë problemet tona. Unë nuk po kërkoj as punë, asgjë.

Ju lutem, na shpëtoni dhe këta 10 fëmijë, që na kenë ngel, se kemi ngelur ne mosha e mbarume, nëse doni këtë vend.

Duhet të jenë dhënë fondet nja dy herë, po këtu janë vjedh.

Blushi: I vjedhin me 5D. I vjedhin, ja kjo është gjendja.

Banorët: Një mirëmbajtje nuk ka ky shtet? Ka ardh koha me ngrit zërin, të lëvizim. Se sa më kokë ulur, po na shkatërrojnë, po na shkelin me këmbë. Uën këtë fjalë I them për këtë brez, ti shpëtojmë këta 10 fëmijë që na kanë ngelur, ose ta bëjmë shtetin e pensionistëve.

61-vjeç unë vetëm I kam dhënë, dhe nuk kam përfituar një kafe të zezë, dhe nuk e dua, më bëj këtë rrugë.

Një fëmijë ka lindur përpara 12-vjetësh, dhe sot është pa rrugë. Është 12-vjeç. Këtu duhet të jesh me çizme deri tek asfalti. Këtu duhet të jesh me çizme deri tek asfalti, atje duhet ti veshësh atlete për ta futur në shkollë.

Një djalë kam këtu, ka dashur me ik jashtë nuk e kam lënë. Babë këtu, pak ti pak unë të jesh në vendin tat. Jo jashtë, më dëgjoi fjalën, më respektoi.

Kam arritur I kamë thënë mbrapa, më fal, ti shesim sa kemi pasuritë që kemi këtu, dhe pashaportën të hedhin në det, dhe mos ja dëgjojmë më emrin Shqipëri.

Faik Basha:  Dhe në dimër ti nuk e çon fëmijën në shkollë. Ai thotë që kam bërë shkolla, çerdhe, por disa fëmijë që janë atje afër shkollës kanë ikur jashtë shtetit, kurse ju që keni fëmijët këtu nuk I dërgoni dot, se nuk keni rrugë.

Pra, shkolla dhe nëse është ndërtuar, disa janë ndërtuar disa janë vjedhur, dhe nuk është se ka bërë ndonjë gjë kush e di se çfarë, mburren me lekët tona që I vjedhin.

Por, ti dhe pse e ke shkollën 600 metra larg, ai sa është, ti nuk e dërgon dot, se në dimër ti nuk kalon dot. Kur nuk kalojmë sot, ne kemi ardhur me makinë dhe kishim vështirësi me kalu.

Blushi: Nuk e lëmë Shqipërinë. Ata vinë vetëm e për të ju  gënjyer ku vijnë zgjedhjet.

Banorët: E dimë, poi kin si pula hajdutit. Deri aty ka shkuar. Unë kam bërë një gabim që kam ndaluar djalin të iki prej këtu. Marrin atë votë dhe nuk të shohin më.

Blushi: Dhe kur të vijnë me këta gurë, hidhjani kokës. Po ju erdhën më, me këto gurë kokës.

Banorët: Këtu po të bie shi, lum. As kanale, 300 metër kanal. Një fadromë bashkia. Për shëndetësinë për shembull, me bërë një gjilpërë, ne duhet të shkojmë në Babrru, ose dalim Tiranë.

Blushi: Ju thjesht ju kanë izoluar, as shkolla, as ujë.

Banorët: Me bërë një qendër shëndetësore, atje në kodër e bën një gjilpërë, ne jemi mosha vjetër. E merr e bën aty, po jo të dalë në Babrru, apo të dal në Kamëz.

Është skandal I madh, ne jemi si në mesjetë, më keq se jemi ne nuk ka askush. Për të shkuar në Tiranë studentë… A do të shkollojmë njerëzit, çfarë do të bëjmë?

Kjo është rrugë kombëtare, nuk është rrugë lagje. Këtu kalon Ministria e Mbrojtjes, këtu kalon bashkia, këtu kalon uji.

Blushi:  Ata dinë vetëm si me vjedh….Përse nuk e shtrojnë?

Ky është projekt për shpopullimin e vendit, vetëm për këtë arsye. Ndërkohë bashkia e Tiranës, ka 330 milionë euro buxhet vjetor. Me aq para shtroheshin jo këto rrugë, por rrugët e Parisit.

Ku janë paratë? Janë ke inceneratori i Tiranës, që nuk egziston. Me 330 milionë euro, gjithë rrugët e Parisit ishin me asfalt. Këta I dërgojnë lekët tek kompania 5D., e Erion Velisë, i çojnë tek inceneratori që nuk ka.

80 mijë euro në ditë, për një shërbim që nuk kryhet, sepse nuk ka asnjë tullë. Ku shkojnë taksat tona, e ku shkon djersa juaj? Ndërkohë që ju paguani taksat…

Arsyeja është vetëm vjedhja, dhe kjo rrugë është dëshmia më flagrante që shpërdorohen taksat tuaja. Sepse është një buxhet I jashtëzakonshëm që përdoret për mirë mbajtjen e rrugëve, ndërkohë nuk hidhet asnjë cent.

Sepse I vjedhin me kompaninë 5D. Sepse mblidhen të gjithë drejtorët, dhe bëjnë kompani, dhe ndajnë lekët me njëri-tjetrin, e kështu shpërdorohen taksat tuaja.

Është koha të ngremë zërin të gjithë, sepse sa më shumë të ulni kokën ju, ata aq më keq abuzojnë, dhe ka ardhur koha që këta të shporren fare, se nuk ka asnjë llogjikë tjetër.

Dhe, asnjë rrugë zgjidhje tjetër. Sepse sa më shumë të rrinë ata, aq më shumë vjedhin, ai çdo ditë që qëndron në detyrë, Erion Veliaj, çdo ditë vjedh.

Me 80 mijë euro, ishte shtruar me dhjetëra herë kjo rrugë. Qëllimi I tij nuk është vëmendja tek ju fare, ai ka mendimin të vjedhë, si të fusë para në xhep.

Po bën mandati i tretë. 3 mandate, ishte shtruar 30 herë rruga. Përse nuk e bën?

Ju erdhëm më për vota, me gurë ti përcillni. Se kanë tre mandate, ja si ju ka lënë. Dhe siç e tha ky miku juaj, për skrap do t’i çojmë, nuk ka zgjidhje tjetër.

Nuk do të ja lënë ne Tiranën hajdutëve ta menaxhojnë. Ti paguan taksat, ai i vjedh për vete, ka llogjikë kjo?!

Unë si anëtar do ta ngre këtë çështje në Këshill Bashkiak, dhe me letër zyrtare, sepse kjo situatë është skandaloze, dhe jemi në Shqipërinë 2024.

Këtu është si fshatin më të humbur të…

Këtu të vijnë të gjithë këshilltarët e opozitës, që ta shohin me sytë e vet. Dhe ata që kanë marrë votat në emër të opozitës, dhe sot fshihen pas kaçubeve, të vijnë këtu ta shohin me sytë e vet.

Dhe unë do bëj letër zyrtare,  që të bëhet  një seancë e posaçme, dhe kjo rrugë të asfaltohet sa më shpejtë. Dhe pse vullneti i tyre mungon totalisht, sepse ata e kanë dëshmuar, se nuk janë aty për të bërë punë, nuk janë aty, për t’ju shërbyer juve.

Ishte Erion Veliaj, që premtoi 24 orë ujë të pijshëm? Sot nuk ka ujë, janë 3 mandate. Do ta zgjidh brenda mandatit të parë tha, me çmim Bathore, dhe me cilësi Korçe. Sot nuk keni ujë të pijshëm!

Unë ndalova vetëm 50 metra larg stacionit të Bovillës, nuk kishte ujë. Të jesh afër stacionit të Bovillës, dhe të mos kesh ujë ky është tmerr I madh.

Ndërkohë 80 mijë euro të tjera,  mori Ujësjellës-Kanalizime tani me vendim të Këshillit Bashkiak, ku janë?!

Kanë përfunduar në xhepat e kasieres së UKT-së, dhe Erion Velisë, që pasurohen me djersën tuaj, pasurohen me taksta tuaja.

Ky nuk është popull delesh, prandaj është koha të reagojmë të gjithë të ngremë zërin, sepse kjo bandë duhet shporrurr. Këta janë vetëm hajdutë që nuk mendojnë fare për ju, mendojnë vetëm për xhepat e veta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat