Organizonte lojëra fati në lokalin e tij, e pëson keq pronari i biznesit

Shqipëria

Organizonte lojëra fati në lokalin e tij, e pëson keq pronari i biznesit

Më: 14 shtator 2024 Në ora: 11:22
Policia ka arrestuar pronarin e lokalit dhe ka proceduar në gjendje të lirë një shtetas tjetër.

Një lokal ku viheshin baste sportive dhe organizoheshin lojëra fati është zbuluar nga policia në lagjen “Partizani” të qytetit të Burrelit.

Policia ka arrestuar pronarin e lokalit dhe ka proceduar në gjendje të lirë një shtetas tjetër.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një sasi e vogël canabisi, 1 mjet prerës thikë, 10 bileta bingoje, 3 celularë, 1 komjuter, 1 printer dhe 1 armë sportive pistoletë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, në DVP Dibër, nga kontrollet e vazhdueshme në ambiente të ndryshme, të kryera me qëllim goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kanë konstatuar se në një lokal, në lagjen “Partizani” Burrel, viheshin baste sportive.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë pronari i lokalit shtetasi A.D., 29 vjeç, banues në Burrel, i cili kishte përshtatur lokalin e tij për ushtrimin e aktivitetit të paligjshëm të lojrave të fatit. Në lokalin e 29-vjeçarit, u sekuestruan një sasi e vogël canabisi, 1 mjet prerës thikë, 10 bileta bingoje, 3 celularë, 1 komjuter, 1 printer dhe një shumë parash.

Po nga këto shërbime, nisi procedimi penal për shtetasin J.R., 20 vjeç, pasi gjatë kontrolli të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë sportive pistoletë dhe 2 fishekë”, njofton policia

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat