Korani, peshku i rrallë i Ohrit/ Hidhen 2 milionë rasat korani në liqen për shtimin e peshkut

Shqipëria

Korani, peshku i rrallë i Ohrit/ Hidhen 2 milionë rasat korani në liqen për shtimin e peshkut

Më: 14 shtator 2024 Në ora: 15:50
Foto ilustrim

Afro 2 milion rasat të peshkut Koran u hodhën në liqenin e Ohrit. Për herë të parë në tre dekada hidhet një sasi e tillë rekord në liqenin qe ndahet mes dy vendeve, pas hulumtimeve të bëra disa vite më parë, qe e  klasifikuan këtë lloj të rrallë peshku si specie në rrezik zhdukjeje.

“Na është premtuar nga ministria e Bujqësisë që mund të kemi edhe shtesa në kapacitetet e qendrës në Lin dhe mbështetjen e kemi pasur gjithmonë për të rritur prodhimin.”, tha Olsi Çekiçi, specialist i qendrës se rritjes se Koranit.

Megjithëse hedhja e rasatit të peshkut unik është detyrim për dy shtetet që lagen nga liqeni i Ohrit, Maqedonia e Veriut prej disa vitesh, nuk i ka zbatuar këto norma.

Peshku i rrallë i ujërave të Ohrit prej vitesh nuk është më në listën e specieve në zhdukje, ndërsa sipas specialistëve situata ka ndryshuar, falë edhe ndërgjegjësimit të peshkatarëve.

“Masat për ndalimin e gjuetisë kanë bërë punën e vet, peshkatarët janë ndërgjegjësuar më shumë për të mbrojtur koranin. është rritur edhe çmimi, ka shkuar në 35 mijë lekë. Kanë kërkesë hotelet, restorantet.”

Shtimi i numrit të turistëve, sidomos gjatë dy viteve të fundit ka rritur konsumin e koranit, i cili nuk mungon në restorante dhe në shtëpitë pogradecare dhe qenë një nga pjatat kryesore që identifikon kuzhinën e Pogradecit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat