Barometri i Ballkanit Perëndimor, çmime e larta dhe korrupsioni shqetësime kryesore

Shqipëria

Barometri i Ballkanit Perëndimor, çmime e larta dhe korrupsioni shqetësime kryesore

Më: 16 shtator 2024 Në ora: 15:29
Majlinda Bregu

Rritja e çmimeve, por dhe korrupsioni po i shqetëson së tepërmi qytetarët në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Barometri i përvitshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, i cili mat opinionin publik dhe të bizneseve për ekonomitë e 6 shteteve, nxjerr në pah se në 64% të popullsisë së pyetur, janë të rinjtë ata të cilët e identifikojnë më tepër këto problem, duke lënë disi mbrapa papunësinë, atë që më parë kryesonte listën e shqetësimeve.

“Nuk është më çështja e papunësisë por rritja e çmimeve dhe inflacioni. Është më pak e përballueshme në rajon sesa në BE. Problemi kryesor që të rinjtë e identifikojnë është korrupsioni. Ka një rritje të ndërgjegjësimit të të rinjve sa i përket çështjeve të demokracisë”, tha Majlinda Bregu, Sekretare e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, pas prezantimit të Barometrit në Tiranë.

“Korrupsioni është një ndër 4 çështjet më kryesore në Shqipëri ndërsa për të rinjtë është e treta. Për në këtë sistem kur korrupsioni e ndjejnë më shumë nuk po u jepen mundësi të drejta për të arritur synimet. Korrupsioni po shihet një problem më i madh për të rinjtë sesa të papunët”, tha Silvio Gonzato, ambasador i BE në Shqipëri. “Çmimet e rritura janë një shqetësim më i lartë se papunësia. Ekziston risku se ne avancojmë në integrimin në BE por duhen ndihmuar më shume grupet vulnerabël”.

Nga ana tjetër ndonëse evidentojnë korrupsionin si problem kryesor, 77% e bizneseve rendisin edhe rritjen te kostove. “Bizneset jo vetëm njerëzit e shohin korrupsionin si pengesë për tu zhvilluar. Mundësia e tyre e vetme për të ecur janë me kontaktet personale. Duhet më shumë transparencë në sistem dhe inkurajojmë institucionet të luftojnë korrupsionin”, tha Gonzato.

Ndonëse këta faktorë renditen të rëndësishëm në realizimin e reformave për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian, qytetarët nuk besojnë tek politika dhe organet kryesore të shtetit. “Konstatja e mosbesimit te partitë politike, ndër 74% është mosbesimi. Fatkeqësisht është parlamentit i pari institucion duke vijuar me qeverinë”, tha Bregu. “Ka një rënie në të gjithë rajonin më shumë se 8% për integrimin në BE. Shqipëria dhe Kosova ende vendet që mbështesin fuqishëm këtë proces më optimist ndërsa më pesimist paraqitet Serbia dhe Mali i zi”.

54% e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor besojnë në procesin e integrimin, i cili rezulton me një rënie 5% krahasuar me një vit më parë. Ndërsa vetëm 20% mendojnë se ky proces do të realizohet deri në vitin 2030. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat