“Shtëpia e barit” në magazinat e Enver Hoxhës, pronë shtetërore! Godina mbikëqyrej nga rojet

Shqipëria

“Shtëpia e barit” në magazinat e Enver Hoxhës, pronë shtetërore! Godina mbikëqyrej nga rojet

Më: 10 tetor 2024 Në ora: 09:21
Foto ilustrim

Të tjera detaje janë zbardhur nga operacioni policor në Tiranë, ku u zbulua një magazinë e cila ishte kthyer në një “shtëpi bari” për kultivimin e lëndëve narkotike.

Mësohet se magazina ishte pronë shtetërore dhe godina mbikëqyrej nga rojet.

Mësohet se ka qenë kati i dytë i magazinave të kohës së komunizmit, që ishin përshtatur për kultivimin e lëndëve narkotike me anë të llambave.

Magazina e vjetër me drogë u zbulua mbrëmjen e kaluar në rrugën “Hamdi Pepo” në zonën e quajtur “Qyteti i nxënësve”.

Policia ka marrë informacione në rrugë operative dhe në orët e vona të natës komisariati nr.2 dhe sektori kundër narkotikëve në policinë e Tiranës kanë zhvilluar operacionin, i cili po vijon ende.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat