Gara për kreun e Policisë së Shtetit/ Muçi: Nëse ka një strukturë që e mban në këmbë Shqipërinë është...

Shqipëria

Gara për kreun e Policisë së Shtetit/ Muçi: Nëse ka një strukturë që e mban në këmbë Shqipërinë është...

Më: 14 tetor 2024 Në ora: 22:58
Besnik Muçi

Herë pas here jemi të detyruar të kthehemi tek ngjarjet që kanë të bëjnë me veprimtaritë kriminale, me trafiqet dhe me gjithçka tjetër që sjell për pasojë një kriminalizim të mëtejshëm edhe të jetës së vendit.

Duke marrë shkas nga gjetja e një shtëpie të barit në Tiranë, në emisionin "Drejt" në "Ora News", do të flitet për raportet midis grupeve kriminale, për ndërthurjen e veprimtarisë kriminale të trafiqeve por edhe të krimit të pastrimit të parave.

Një ndër të ftuarit e kësaj mbrëmjeje, për të folur për këtë temë, është avokati Besnik Muçi.

"Të gjithë ata që konkuronin, unë e për shkak të të shkuarës sime si prokuror, pothuajse njohje personale me të gjithë kam pasur. Unë do të kujtoj një moment nga karriera ime. Diku nga viti 2015 kemi shkuar për vizitë në Drejtorinë e Antimafias në Itali. Ishim më të rinj dhe prisnim të vinte Drejtori i Antimafias italiane. Vjen dhe e mbanin dy kolonel dhe një gjeneral nga krahu dhe i qëndronin pranë. Një burrë i vjetër, gati mezi ecte. Pra, pse e thashë këtë, ai funksion i drejtorisë së përgjithshme i drejtohet drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, jo vetëm nga pikëpamja teknike dhe operacionale por është një pozicion shumë i rëndësishëm nga pikëpamja lidershipit dhe e politikës. Është struktura më e rëndësishme, që e mban në këmbë shtetin Shqiptar. Nëse ka një strukturë që e mban në këmbë shtetin Shqiptar është Policia e Shtetit", u shpreh Muçi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat