Siguria kibernetike/ Gjatë këtij viti janë trajnuar 358 studentë! Të përfshirë edhe punonjës nga sektori publik e privat

Shqipëria

Siguria kibernetike/ Gjatë këtij viti janë trajnuar 358 studentë! Të përfshirë edhe punonjës nga sektori publik e privat

Më: 8 dhjetor 2024 Në ora: 13:42
Foto ilustrim

Siguria në internet vijon të jetë çështje e ditës në Shqipëri ku pre e mashtrimeve apo kërcënimeve bien të rritur e fëmijë.

Agjencia Kombëtare për sigurinë Kibernetike është duke zhvilluar trajnime me studentët e IT në universitete, trajnime të cilat synojnë,  jo vetëm ndërgjegjësimin e tyre, por edhe zbulimin e talentëve që mund të ndihmojnë në rritjen e kapaciteteve në këtë fushë.

Në universitetin e Elbasanit, trajnimi u fokusua në ofrimin e njohurive praktike dhe strategji efektive për mbrojtjen e informacionit.

Përgjatë këtij viti janë trajnuar 358 studentë nëpër universitet e Shqipërisë, ndërsa pjesë e trajnimeve janë bërë edhe punonjës nga sektori publik dhe privat .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat